Flash News

KRYESORE

“Hë moj burrneshë po ti na e paske fut të tanëve”, ish-deputetja rrëfen si i befasoi shkodranët në fushatë

“Hë moj burrneshë po ti na e paske fut të

Nora Malaj nga radhët e LSI ka treguar më shumë mbi jetën personale e konkretisht marrëdhëniet me nusen e djalit.

E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në Rtv Ora News, Malaj tha se me nusen ka një raport mjaft të mirë, madje shpesh e ngatërrojnë edhe si vajzën e saj.

“Vetëm rolin e vjehrrës nuk di ta vesh, asnjëherë nuk kam veshur spaletat e vjehrrës. Kur kam garuar në Shkodër i mora të dy me vete, edhe Tanin edhe Stelën por asnjëherë nuk e dinte që njëri është djali dhe nusja sepse në konceptin tim nuk e kam menduar ndonjëherë që Stela është nusja. Pata fatin që atë vajzë që nuk e bëra dot unë të ma bënin prindërit e Stelës dhe ky ishte fat i madh për mua. Dhe në fushatë thoja djali dhe vajza dhe më thoshin: Ua Nora sa të ngjan vajza ty kurse djali i ngjan babait. Kur u tregova që ishte nusja e djalit, më thanë: Hë moj burrneshë po ti na e paske fut të tanëve”, u shpreh Nora Malaj.

Të fundit