Flash News

KRYESORE

HEC-i i Korçës i firmosur nga Rama e Peleshi/ Sotiraq Filo kërkon anulimin pas publikimit të sondazhit: 94 % kundër

Një projekt i firmosur nga kryeministri Edi Rama me datë 14.02.2018 dhe që është prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me datë 29.03.2018, për ndërtimin e një TEC-i është shoqëruar me polemika në Korcë që në krye të herës.

Sot, Sotiraq Filo, kreu i bashkisë së Korçës ka kërkuar nga qeveria anulimin e projektit për ndërtimin e termocentralit  me kapacitet 480.9 MW.

Ai u ka dërguar letër ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku për refuzimin e projektit në fjalë.

Letra vjen një ditë pas publikimit të sondazhit online të SP, në të cilin shprehet qartë se korçaret janë kundër këtij HEC-i. Sipas sondazhit, 94% e banorëve janë kundër dhe vetëm 6% janë pro, një mesazh mjaft domethënës për kryebashkiakun në prag të zgjedhjeve, i konfirmuar pak javë më parë si kandidati i PS.

Banorët dhe ambientalistët kanë kundërshtuar vazhdimisht ndërtimin e termocentralit në qytetin e Korçës.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku dhe prefekti mbështetën ndërtimin e TEC-it në qytet, vetëm nëse shoqërohet me zgjidhje për ngrohjen dhe nëse niveli i ndotjes është sipas parametrave të BE-së.

“​Ju kërkoj mosaprovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, thuhet në letrën e Kryetarit të Bashkisë sot drejtuar dy ministrave të Ramës.

Kështu, nëse kërkesa e Filos do të marrë përgjigje pozitive nga ministrat e Ramës, do të favorizonte pozitat e tij si kandidat për zgjedhjet e bashkisë së Korcës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të fundit