Flash News

KRYESORE

Hedhja dhe djegia e mbeturinave në Kamëz, kryeministri të zhbllokojë situatën alarmante

Hedhja dhe djegia e mbeturinave në Kamëz, kryeministri të

Vetëm kryeministri mund t’i japë zgjidhje çështjesa së plehrave të Kamzës, duke zhbllokuar fondin dhe dhënë lejen për ndërtimin e landfillit. Pas protestave të banorëve të Kamzës për hedhjen dhe djegien e mbetjeve në vendgrumbullimin pranë lumit Tapize ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Përmes një deklarate për mediat, ai iu bën thirrje organeve kompetente të ndërhyjnë me urgjencë për të evituar ndotjen e mëtejshme që rrezikon shëndetin e njerëzve.

Ndërkohë që i sugjeron Prokurorisë që me nismën e saj të fillojë ndjekjen penale pasi shkelet Kushtetuta dhe ligji për vetëqeverisjen vendore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit thotë se ka verifikuar situatën në terren. Personeli i ndërmarrjes e pastrim- gjelberimit ka pranuar situatën, ndërsa Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Kamzës, i ka pohuar se një ndotje e tillë e ajrit në afërsi të banesave ndikon negativisht në rrugët e frymëmarrjes së banorëve.

Ministria e Mjedisit sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit nuk ishte në dijeni të situatës, por kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu një ditë më parë pranoi situatën shqetësuese ndërsa tha se për këtë vendgrumbullim kishte leje nga Ministria e Mjedisit.

Çështja, sipas tij do zgjidhet me miratimin e planit urbanistik. Ndërsa banorët kishin paralajmëruar një tjetër protestë këtë të martë, por nuk e zhvilluan.

Të fundit