All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Hedhje inertesh dhe ‘pushtim’ trualli, procedohen penalisht dy persona pasi shkaktuan ndotje të mjedisit

Hedhje inertesh dhe ‘pushtim’ trualli, procedohen penalisht dy
All - Paragraf - 1

Dy persona janë proceduar penalisht në Durrës, në kuadër të operacioneve kundër krimeve mjedisore, pasi hidhnin inerte në vende të papërshtatëshme.

All - Paragraf - 3

Policia njofton se, ndër personat e proceduar është një 60- vjeçar në Shkallnur, me inicialet H.I. Personi kishte hedhur inerte dhe shkaktonte ndotje të ajrit.

Po ashtu, është proceduar edhe një tjetër 63- vjeçar i cili kishte ‘pushtuar’ apo zaptuar tokën një personi tjetër.

 Njoftimi i policisë:

Durrës

Strukturat e Policisë vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në tokën e shtetasit A. K., duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi i kishte pushtuar truallin shtetasit A. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit