Flash News

KRYESORE

Heiko Maas në Tiranë: Gjermania ka perceptuar se ndryshimi i kufijve sjell efekt domino

Heiko Maas në Tiranë: Gjermania ka perceptuar se ndryshimi i kufijve

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka ripërsëritur nga Tirana skepticizmin e vendit të tij sa i përket propozimit për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, Maas theksoi se Berlini ka perceptuar se ndryshimi i kufijve do të sillte efekt domino në të gjithë rajonin.

“Sa i përket korrigjimit të kufijve, javët e shkuara ne kemi zhvilluar biseda edhe me përfaqësuesit e rajonit dhe është thënë se ekziston frika e një efekti domino. Është një frikë që ne e kemi perceptuar dhe kjo do të luajë rol në vendimmarrjen e qeverisë gjermane. Ne jemi skeptikë për këtë dhe të përmbajtur. Duhet të sqarohen të gjitha detajet”, deklaroi Maas.

Sa i prespektivës evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ministri Maas theksoi se Gjermania mbështet procesin integrues dhe do ndihmojë nga afër për kalimin e sifdave.

Të fundit