Flash News

KRYESORE

Helikopter, aparatura anti-krim dhe shumë policë; Rama inauguroi Rrugën e Arbërit nën masa të rrepta sigurie

Helikopter, aparatura anti-krim dhe shumë policë; Rama inauguroi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Peshkopi ku gjatë ditës së djeshme pati një takim me banorët vendas ndërsa sot inauguroi fillimin e punimeve për Rrugën e Arbërit.

Megjithatë, ajo që i ka bërë përshtypje Palokës janë masat e larta të sigurisë që kanë shoqëruar kryeministrin.

Sipas tij, Garda e Republikës ka qenë e angazhuar për të kontrolluar pëllëmbë për pëllëmbë gjithë rrugën Tiranë – Peshkopi, duke shtuar: “Shkoi te zhvillonte takim me popullin, pasi ishte siguruar qe policet qe kishin ngritur gardhe njeri pas tjetrit, te mos lejonin qe populli te shkonte ne takimin e Rames me popullin”.

Postimi i plotë:

Kur kryeministri e di qe populli i tij “e do shume”

Pothuajse e gjithe garda eshte angazhuar keto dite duke kontrolluar pellembe per pellembe gjithe rrugen nga Tirana ne Peshkopi.

Nuk kane lene shkurre e ferre pa kontrolluar. Nuk kane lene vrime ne rruge e anash saj pa i hyre brenda. Me qen e aparatura antimine.

Me ushtare e civile qe kane qendruar roje gjithe naten e gjate gjithe rruges qe do duhej te bente sot Edvini per te shkuar ne Klos e pastaj ne Peshkopi.

E ne fund , pas gjithe ketyre peripecive, Rama shkoi ne Klos...me helikopter...

Shkoi te zhvillonte takim me popullin, pasi ishte siguruar qe policet qe kishin ngritur gardhe njeri pas tjetrit, te mos lejonin qe populli te shkonte ne takimin e Rames me popullin. E te mendosh qe i kishte ftuar vete ne fb .

Po keshtu eshte kur e di se sa te duan , paranoja ben te veten.

Të fundit