Flash News

KRYESORE

Helikopteri i NATO-s rrëzohet në ujërat e Jonit, një i vdekur, 5 të zhdukur

Helikopteri i NATO-s rrëzohet në ujërat e Jonit, një i

Një helikopter i NATO-s është rrëzuar mbrëmë në Detin Jon,  mes ujërave greke dhe italiane.

Helikopteri i Forcave të Armatosura të Kanadasë, pjesë e NATO-s transportonte gjashtë persona, ndërsa autoritetet kanë sqaruar se ky lloj helikopteri ka kapacitet vetëm për katër anëtarë.

Deri tani është konfirmuar një viktimë, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas burimeve të Ministrisë Greke të Mbrojtjes, helikopteri CH-124 King King u rrëzua në det rreth 20 milje detare jashtë ujërave territoriale Greke në perëndim të ishullit Kefalonia.

Autoritetet Greke thanë se nuk u është kërkuar të ndihmojnë pasi zona është larg territorit të Greqisë dhe jashtë zonës ku vendi ka përgjegjësi për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Një status në twitter nga Kryeministri Justin Trudeau konfirmoi më tej se përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar për helikopterin e humbur, por nuk dha detaje të tjera.

Të fundit