Flash News

KRYESORE

Helmet e rrezikshme/ “Çfarë po i bëni Vlorës me tragetin e vdekjes?”

Një traget i linjës Brindizi-Vlorë është bllokuar nga autoritet pasi mendohet se po transportohej një ngarkesë me mbetje të rrezikshme që do të futeshin në vendin tonë.

Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar ashpër ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale Kadilli e cilëson një krim të rëndë atë që është raportuar dhe bën thirrjen për të gjithë autoritetet: Çfarë po i bëni Vlorës?!

“Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish! Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qenka trageti i vdekjes”, shkruan ish deputeti i Partisë Demokratike.

Kadilli denoncon me foto njohjen e biznesmenëve të tragetit me Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun socialist të Vlorës.

“Dihet që licencat i jepen të preferuarve të pushtetit. Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli (shih foto 1). Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama (shih foto 2). Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet”, vijon ai teksa pyet se cili është roli i deputetit të Vlorës Rama në këtë që Kadilli e quan krim nga më të rëndit në Vlorë.

Të fundit