Flash News

KRYESORE

“Helmi mbi Korçë pasuron Ramën”, Basha: Energjia do çohet në Greqi, pasi ata e refuzuan ndërtimin e TEC-it në vendin e tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Korçë, ku po vijon turin e takimeve me qytetarët. Basha është shprehur se PD e ka denoncuar ndërtimin e TEC-it në Korçë si një aferë korruptive dhe kriminale.

Basha thekson se energjia që do të gjenerohet nga ky TEC ka destinacion Greqinë, pasi qytetet e vendit fqinj e kanë refuzuar ndërtimin e tij.

“TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fqinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsioni është kokë më kokë me biznesmenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta bëjë TEC –in në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani meqenëse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet, sepse kjo qeveri edhe është hajdute, por edhe frikacake.

Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filos. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi”, shprehet Basha.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/03/video-1552303118.mp4"][/video]

Të fundit