Flash News

KRYESORE

"Helmim i qëllimshëm", kundërshtari i Putin ndodhet në koma. Niset për kurim në Gjermani

"Helmim i qëllimshëm", kundërshtari i Putin ndodhet

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri opozitar rus Aleksej Navalny është nisur për kurim drejt Berlinit, pas rënies në gjendje kome.

Kundërshtari i Putin u dyshua se ishte helmuar qëllimisht, deklarata të cilat u mohuan më pas nga mjekët, të cilët u shprehën se Navalny nuk ka shenja helmimi.

Gjithashu janë publikuar pamjet kur ai transportohet nga spitali siberian, teksa qeveria gjermane u shpreh e gatshme për trajtimin e tij në spitalin Chrite, në Berlin.

Kujtojmë se Navalny është arrestuar disa herë dhe dënuar për krime ekonomike. Në vitin 2018 ai u përjashtua nga zgjedhjet presidenciale, sepse konsiderohej si i dënuar.

Partia e tij “Rusia e së Ardhmes” disa herë nuk është lejuar të regjistrohet. Në dhjetë vitet e kaluara ai është ngjitur në figurën më të rëndësishme të opozitarit në Rusi, edhe pse ka nga ata që e akuzojnë për stil autoritar.

Të fundit