Flash News

KRYESORE

Helmim masiv në Durrës, 40 punonjëse të një rrobaqepësie përfundojnë në spital

Helmim masiv në Durrës, 40 punonjëse të një

40 punonjëse të një rrobaqepsie në Fllakë të Durrësit kanë përfunduar në urgjencën e Spitalit të Durrësit. Dyshohet se punonjëset janë helmuar nga kimikatet që janë përdorur për ngjyrimin e copave.

Mësohet se punonjeset  kanë pasur fillimisht marrje mendsh dhe këputje , gratë po marrin mjekim në spitalin rajonal. Aktualisht dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Tiranës  për shkak të gjendjes së rënduar.

Nëndrejtori i spitalit të Durrësit, Genti Kavaja ka thënë pë mediat se dyshimet e para janë për shkak të një solucioni që mund të jetë përdorur në repartin e hekurosjes. Shtatë puntore janë tashmë në gjendje të stabilizuar sipas këtij të fundit.

Të fundit