Flash News

KRYESORE

Helmimi i 19-nxënësve në Pukë, reagon drejtoresha e Shëndetit Publik: Ky mund të jetë shkaku

Helmimi i 19-nxënësve në Pukë, reagon drejtoresha e

Pas helmimit të 19-nxënësve në Gjegjan të Pukës në ambientet e shkollës, ka reaguar dhe Drejtoresha teknike e Shëndetit Publik.

Në një prononcim për News 24, Marte Deda thotë që një grup ekspertësh po kryejnë ekspertizat për të nxjerrë shkakun që solli këtë situatë të rëndë për fëmijët.

Nxënësit janë shprehur të frikësuar duke thënë që bojkotuan orët e para të mësimit, pasi kishin filluar t’u shfaqeshin problemet shëndetësore.

 Drejtoresha shprehet se një shkaktar i mundshëm i helmimit mund të jetë uji me përqindje të lartë klori, por që fjala e fundit mbetet për t’u thënë nga ekspertët. Pas kujdesit shëndetësor, fëmijët u shoqëruan në shtëpitë e tyre nga mësuesit e shkollës nëntëvjeçare të Gjegjanit.

Të fundit