Flash News

KRYESORE

Helmimi i 26 zyrtarëve në Kosovë, Gjuriq: Manipulim, që në kuvend të futen “serbët e Kurtit”

Helmimi i 26 zyrtarëve në Kosovë, Gjuriq: Manipulim, që

Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq e quan helmimin e zyrtarëve në Kosovë si një rast të lidhur me manipulim të votave të serbëve.

Këtë e argumentoi me faktin se në kuvendin e Kosovës kanë për qëllim të futen  ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriq në një komunikatë për media.

26 zyrtarë u helmuan sot gjatë procesit të numrit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se zyrtarët dyshohet se janë helmuar, pasi në momentin e hapjes së zarfeve ata kanë ndjerë një aromë të fortë.

Helmohen 26 persona gjatë numërimit të votave në Kosovë, mediat: Erdhën nga Serbia, zarfet kishin aromë të fortë

Të fundit