Flash News

KRYESORE

Helmimi i nxënësve, Besa Shahini shkon në Fier: Hera e dytë nuk tolerohet, ngjan me një krim

Helmimi i nxënësve, Besa Shahini shkon në Fier: Hera e dytë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka shkuar sot në gjimnazin e Fierit, Janaq Kilica ku 42 gjimnazistë, përfunduan njëri pas tjetrit në urgjencën e spitalit rajonal, gjatë kohës zyrtare të procesit mësimor.

Edhe pak ditë më parë, një ngjarje e ngjashme u shënua në të njëjtën shkollë, por vetëm 7 nxënës patën probleme me shëndetin, por në këtë rast u tha se ata u helmuan gjatë orës së kimisë.

Në një pronocnim për mediat, Shahini u shpreh se hera e parë u mendua se ndodhi si pasojë e pakujdesisë, por hera e dytë merr përmasat e një krimi.

Ministrja e Arsimit deklaroi se në shkollë do shtohen dy oficerë për ruajtjen e sigurisë si edhe kamera sigurie.

“Kjo ka shkuar në përmasat e një krimi. Policia dhe prokuroria kanë marrë të gjitha masat. Do e gjejnë edhe personin që e ka hedhur sprajin edhe kësaj radhe si herën e kaluar. Hera e dytë është e patolerueshme. Kemi oficerin e sigurisë në shkollë dhe do i shtojmë edhe dy të tjerë. Ka kamera, do vendosim edhe të tjera. 

Do i marrim të gjitha masat që të mos ketë kështu problemesh. Masat ndaj nxënësve do i marrë shkolla dhe nëse ka qenë edhe dikush tjetër i përfshirë do merret edhe drejtori i policisë. Nuk e dimë çfarë është përdorur. Kemi marrë masat që herën e parë. Nxënësi që e ka hedhur e ka pranuar”, tha Besa Shahini.

42 gjimnaziste të Fierit përfundojnë në urgjencë, ç’thotë ‘Shëndetësia’ dhe policia zyrtare: Një nxënës hodhi spraj piperi

Të fundit