Flash News

KRYESORE

Helmimi i nxënësve në Fier, kreu i PD publikon videot: Vazhdon pasiguria, çfarë po ndodh në këtë shkollë?

Helmimi i nxënësve në Fier, kreu i PD publikon

Kreu i PD në Fier, Luan Baçi ka publikuar të tjera video nga ambientet e shkollës ‘Janaq Kilica’, që sipas tij urgjenca ka marrë prapë nxënës nga ambientet e gjimnazit gjatë ditës së sotme.

“Vazhdon pa siguria dhe rastet e alarmimit ne shkollën Janaq Kilica, ambulanca, e urgjencës e spitalit te Fierit po transporton nje nxënëse.

Çfarë ndodh në ketë shkollë ?

A dolen analiziat e helmimit te djeshem dhe te para nje jave ?

A jane marre masa, ashtu si tha Ministre Besa?

A jane shtuar masat e sigurise ?

A jane te përgjegjshëm institucionet drejtuese ?

Ju jeni te gjithe te pa afte, te korruptuar, te pa përgjegjshëm.

Videot jane te ketij momenti, sot dt, 05 , 03, 2020.

Turp per ju.

Hetimet duhet te fillojne, nga drejtuesit dhe separi te merret masat e pezullimit, per mos manipulim te ngjarjeve”, shkruan Baçi.

Kujtojmë se një ditë më parë mbi 40 nxënës përfunduan në spital me shenja helmimi dhe probleme me frymëmarrjen, ndërsa policia ka proceduar dy nxënës pasi dyshohet se kanë hedhur në mjediste e shkollës spraj me lëndë gazi.

https://www.facebook.com/luan.baci.79/posts/2681033782036688

 

Të fundit