Flash News

KRYESORE

Helmimi i nxënësve në shkollën e Bulqizës, Çupi: Të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla nga shkollat

Helmimi i nxënësve në shkollën e Bulqizës, Çupi:

Pas helmimit të 11 nxënësve të klasës së gjashtë në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë, ka reaguar ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Në një reagim në Facebook, teksa e konsideron ngjarjen tejet të rëndë, Çupi shprehet se duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve helmuese në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Më tej ajo bën përgjegjëse autoritetet për pakujdesinë e treguar.

Reagimi i Dhurata Çupit në Facebook:

Skandal në Bulqizë, helmohen 11 fëmijë të shkollës “Shefqet Tançi”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ndërsa nxënësit e klasës së gjashtë po kryenin një eksperiment në laboratorin e shkollës.

Fëmijët janë dërguar në urgjencë duke u përballur me pasoja të rënda të helmimit.

Për fatin e keq helmi i kësaj qeverie nuk po kursen askënd, as fëmijët të cilët prindërit i dërgojnë në shkollë e i përfundojnë në spital.

Duhet të merren masa urgjente për largimin e produkteve të tilla helmuese nga të gjitha shkollat në vend.

Të kryhet hetim i plotë nga organet kopetente për këtë ngjarje por edhe për procedurat që janë ndjekur për pajisjen e shkollave me këto produkte që u rrezikon shëndetin fëmijëve.

Skenat që pamë sot me fëmijët e kësaj shkolle, janë tregues i papergjegjshmerise totale te autoriteteve pergjegjese

Fëmijëve të lënduar nga kjo ngjarje u uroj shërim të shpejtë si dhe prindërve të kenë durim për ta kaluar këtë moment.

Të fundit