Flash News

KRYESORE

Helmimi masiv në çerdhen e Pukës/ Mjeku lajmëroi menjëherë Ministrinë, por asnjë masë nuk është marrë

Helmimi masiv në çerdhen e Pukës/ Mjeku lajmëroi

Ditën e premte, me datë 16 nëntor, në çerdhen shtetërore të Pukës ka ndodhur një helmim masiv dhe autoritetet janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë.

Ditën e djeshme, lajmi është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha në rrjetin social “Facebook”, ndërkohë që burime për Politiko.al konfirmojnë ngjarjen.

Sipas burimeve, fëmijët e çerdhes dyshohet se janë helmuar me thjerrëza dhe tërshërë dhe 6 prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë.

Një prej fëmijëve është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë shërbim më të specializuar për shkak të komplikacioneve.

Sipas burimeve për Politiko.al, po hetohen magazinierët që kanë marrë ushqimet në dorëzim, por akoma nuk ka një përgjegjës të konfirmuar për ngjarjen.

Mjeku pediatër Qamil Furriku, që ka qenë mjek roje, ka bërë menjëherë lajmërimin në Ministrinë e Shëndetësisë, por nuk bëhet me dije të jenë marrë masa konkrete.

Të fundit