Flash News

KRYESORE

Helmimi nga ushqimet në verë, çfarë duhet të keni parasysh për t’u mbrojtur

Helmimi nga ushqimet në verë, çfarë duhet të keni

Ushqimi të cilin e keni ngrënë shumë shpejt mund të shndërrohet në ankthin tuaj, nëse nuk është gatuar si duhet.

Nëse hani ushqim jo mjaft të pjekur mund të fusni në organizmin tuaj një numër të madh bakteresh, virusesh dhe parazitësh që shkaktojnë kaos në organizmin tuaj.

Nuk është fjala vetëm për llojet e ushqimeve të cilat i gatuani, por edhe temperatura, mënyra e gatimit dhe si i ruani pas gatimit.

Secili mund të jetë i rrezikuar nga helmimi me ushqim. Këto janë vetëm disa nga simptomat: humbja e oreksit, ngërçet në stomak, të vjellat, diarreja, temperatura, lodhja dhe dehidratimi.

Shkaktar i shpeshtë janë sallatat dhe pastat, sepse nuk ruhen në temperaturë të përshtatshme.

Ajo që është më e rëndësishme është që ushqimin e ngrohtë ta mbani të ngrohtë, ndërkaq të ftohtin të ftohtë.

Ushqimin që prishet mbajeni jashtë frigoriferit vetëm dy orë, apo një orë, varësisht nga temperatura.

Mbani me vete probiotikë, sepse në udhëtime shpesh ndodh çrregullimi i nivelit të baktereve në zorrë.

Është i rrezikshëm edhe ushqimi të cilin e ngrohni madje edhe nëse ka qenë i gatuar në mënyrë të drejtë dhe i vendosur në frigorifer.

Ushqimi në frigorifer mund të grumbullojë ndonjë nga bakteret dhe kur nuk e ngrohni mjaftueshëm ato mbeten në ushqim. Shumica e rasteve të helmimeve janë të lehta dhe kalojnë pas disa ditësh.

Marrja e lëngjeve në sasi të mëdha, buka e gatuar për tost, pushimi dhe nxjerrja nga organizmi mund të bëjnë që helmimi shpejt të kalojë.

Të fundit