Flash News

KRYESORE

Helmohen 26 persona gjatë numërimit të votave në Kosovë, mediat: Erdhën nga Serbia, zarfet kishin aromë të fortë

Helmohen 26 persona gjatë numërimit të votave në

Është ndërprerë prej dy orësh procesi i numërimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Kjo pasi, 26 zyrtarë që ishin pjesë e procesit të rinumërimit janë dërguar me urgjencë në spital me shenjat e helmimit.

Mediat në Kosovë shkruajnë se zyrtarët dyshohet se janë helmuar, pasi në momentin e hapjes së zarfeve ata kanë ndjerë një aromë të fortë.

Më pas, ata janë paraqitur në spital me temperaturë, shenja alergjie në fytyrë dhe në duar.

Policia e ka izoluar vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zarfet e ardhura nga Serbia.

Të fundit