Flash News

KRYESORE

Helmohen 5 nxënës në Durrës, konsumuan byrek dhe sanduiç

5 nxënës me iniciale D.R, K.N, L.B, F.XH dhe F.H banues në Durrës, nxënës së klasës së 5 në shkollës 9-vjeçare," Eftali Koçi",  janë helmuar ditën e djeshme pasi kishin konsumuar disa produkte ushqimore.

Mësohet se pasi kanë konsumuar  byrek, hamburger dhe sanduiç kanë pasur shqetësime, dhimbje dhe të vjella.

Pasi janë kuruar në spitalin e Durrësit fëmijët janë kthyer në banesë pa shqetësime me shëndetin.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit