Flash News

KRYESORE

Helmohen nga ushqimi 15 kosovarë, AKU bllokon restorantin te “Shkëmbi i Kavajës”

Helmohen nga ushqimi 15 kosovarë,  AKU bllokon restorantin te

Rreth 15 qytetarë nga Kosova kanë paraqitur shenja të helmimit dhe janë paraqitur në urgjencën e Infektivit në Tiranë.

Dyshohet se shtetasit nga Kosova janë helmuar te një restorant te “Shkëmbi i Kavajës”, pasi kishin ngrënë drekë.

Mësohet se Kosovarët kishin ardhur për të kaluar fundjavën në Shqipëri.

 AKU ka bllokuar restorantin, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk janë identifikuar personat e prekur  nga helmimi i ushqimit, fatmirësishtë nuk kanë probleme serioze

Të fundit