Flash News

KRYESORE

Helmohen tre punonjës dhe një i burgosur në Durrës

Helmohen tre punonjës dhe një i burgosur në Durrës

Tre gardianë të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqimin. Mësohet se gardianët si dhe i burgosuri janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë ngrënë.

Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikëqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë.

 

Të fundit