Flash News

KRYESORE

Helmohet nga ushqimi i hotelit, humb jetën turistja britanike në Korfuz

Helmohet nga ushqimi i hotelit, humb jetën turistja britanike në

Ditët më të këndshme të vitit janë shndërruar në fatale për një turiste britanike dhe familjen e saj.

Ndërsa kishte ardhur me pushime në Korfuz, një 37-vjeçare britanike, Natalie Rawnsley, nëna e dy fëmijëve ka ndërruar jetë 36 orë, pasi ka konsumuar ushqimin në hotelin ku ajo ishte duke qëndruar së bashku me familjen e saj në Korfuz.

Sipas shqiptarja.com dyshohet se shkak për helmimin e saj është bërë konsumimi i mishit të pulës.

Ajo është ndjerë keq pak orë, pasi ka ngrënë mishin e pulës dhe është dërguar në spital.

Bashkëshorti i saj, Stewart Rawnsley, ka thanë se ajo po nxirrte gjak nga goja, shkruajnë mediat britanike. Ata ishin në javën e tyre të dytë të pushimeve, por fatkeqësisht ato u ndërprenë nga tragjedia ku i mori jetën Natalie-s.

Të fundit