Flash News

KRYESORE

Helmoi dhe mbyti me shall vjehrrën, gjykata merr vendim për nusen dhe hoxhën

Helmoi dhe mbyti me shall vjehrrën, gjykata merr vendim për nusen dhe

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë sërish në burg Marjana Cmetën, e cila akuzohet për vrasjen e vjehrrës së saj Lirije Lami, të cilën e helmoi 1 vit më parë me fostoksinë në lëngun e portokallit dhe më pas e mbyti me shall.

Ngjarja u zbulua para një muaj pas rrëfimit që 21-vjeçarja bëri te hoxha i zonës, i cili e kishte regjistruar bisedën dhe ia kishte treguar burrit të viktimës dhe një kushëriri të tyre, por pa e denoncuar ngjarjen në Polici.

Hoxha Hysen Shehu, vjehrri Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu janë liruar nga qelia, me detyrim paraqitje.

Ata kishin apeluar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i la të kartërt në burg.

Të fundit