Flash News

KRYESORE

Helmoi dhe mbyti me shall vjehrrën, nusja mbetet në burg, lirohet hoxha

Helmoi dhe mbyti me shall vjehrrën, nusja mbetet në burg, lirohet

Mbetet sërish në burg 21-vjeçarja Marjana Çmeta, nusja e cila akuzohet se helmoi dhe më pas e mbyti me shall vjehrrën e saj, Lirije Lami një vit më parë në Kamzë.

Ndonëse pala mbrojtës e ankimoi, Gjykata e Apelit e ka lënë sërish të renë në burg duke vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa për hoxhën ku nusja ishte rrëfyer Hysen Shehu vendosi detyrim paraqitje, ashtu si edhe për vjehrrin Arben Saliu.

Nusja ishte regjistruar nga hoxha i zonës, ndërsa i kishte rrëfyer krimin me pretendimin se vjehrra po i bënte magji.

Më pas, hoxha ia kishte dorëzuar regjistrimin bashkë me dëshminë e nuses të shoqit, pra djalit të viktimës, i cili mendonte se nëna e tij kishte ndërruar jetë nga infarkt kardiak.  

 

Të fundit