Flash News

KRYESORE

Hemoragji në stomak, “babai” i gazetarisë niset me helikopter nga Saranda drejt Tiranës

Hemoragji në stomak, “babai” i gazetarisë niset me

I cilësuar me të drejtë si “babai” i gazetarisë shqiptare, prof.Dr. Hamit Boriçi ka pësuar një hemoragji në stomak, gjatë kohës që ndodhej me pushime në Sarandë. Menjëherë profesori është dërguar në spitalin e Sarandës, ku iu dha ndihma e parë dhe për një kurim të plotë e special u dërgua me urgjencë në Tiranë, me helikopter. Profesor Hamit Boriçi (i lindur më 1930 në Shkodër), ka studiuar për gazetari në Universitetin “Llomonosov” në Moskë. Është diplomuar për gjuhë e letërsi shqipe Në Universitetin e Tiranës (fakultetin Histori-Filologji). Aty ka kryer edhe studimet pasuniversitare i profilizuar për letërsinë publicistike. Në vitin 1981 ka mbrojtur gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, ndërsa në vitin 1988 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i shkencave”.  Është njëri nga themeluesit i së parës Degë-Katedër të Gazetarisë në Shqipëri (1964). Për më shumë se 40 vjet është ligjërues, titullar i lëndëve: ‘Teoria dhe praktika e gazetarisë’ dhe ‘Mjeshtëria (Format e pasqyrimit publicistik)’, si edhe ligjërues i lëndës ‘Historia e Gazetarisë’ dhe ‘Etika profesionale e gazetarisë’. Përvoja gazetareske: Korrespondent i gazetës “Zëri i rinisë” për rajonin e Shkodrës (1954-1958). Gazetar, redaktor dhe përgjegjës redaksie në gazetën e përditshme “Bashkimi” në Tiranë (1963-1974). Kryeredaktor gazetës së përditshme “Bashkimi” në Tiranë (1978-1990). Është autor i disa librave (teksteve) universitare, të publicistikës dhe monografike. Aktualisht punon si pedagog i jashtëm …

Të fundit