Flash News

KRYESORE

Henri Çili flet për "takimin me zyrtarin e lartë të drejtësisë": Nuk ka ndodhur

Henri Çili flet për "takimin me zyrtarin e lartë të

Botuesi i njohur Henri Çili ka folur serish sonte për ccështjen e arrestimit të tij dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Çili ishte sonte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel. I pyetur në lidhje me deklaratat e prokurorisë së ka pasur një takim të tijin me një zyrtar të lartë të drejtësisë, Çili thotë se ky takim nuk ka na ndodhu.

“Nuk kam zhvilluar asnjë takim me një zyrtar të lartë të drejtësisë së Shqipërisë për këtë çështje dhe as për një çështje tjetër në të ardhmen. Nuk ka asnjë provë që unë kam takuar një zyrtar. Nuk e di pse organi i akuzës nuk e publikon këtë emër”, nënvizoi Henri Çili.

I pyetur për përgjimet, Çili tha se në botën demokratike ato janë vetëm indicie, ndërsa nënvizon se studioja e tij ligjore nuk ka nënshkruar asnjë kontratë.

Të fundit