Flash News

KRYESORE

Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë, Gjuriç i përgjigjet Pandeli Majkos: Enver Hoxha ka vdekur

Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë, Gjuriç i përgjigjet

“Ka ardhur koha që të heqim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri më ka thënë se ka marrë vendimin; më 1 janar fillon lëvizja e lirë.” Ky ishte lajmi që Pandeli Majko, ministër i Diasporës Shqiptare, dha gjatë një ceremonie në Skënderaj të Kosovës.

Por, menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili ka cilësuar deklaratat e Majkos joserioze dhe të papërgjegjshme.

“Enver Hoxha është i vdekur, ndërsa nga Shqipëria e madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë asnjë kufi, por është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe ky me një gjatësi prej 111 kilometrash”, mësohet të ketë thënë Gjuriç, siç raportojnë mediat serbe.

Të fundit