Flash News

KRYESORE

Heqja e mandateve të deputetëve Rakipi dhe Rehovica, KQZ mbledhje konsulente

Heqja e mandateve të deputetëve Rakipi dhe Rehovica, KQZ mbledhje

Dy deputetë e Kuvendit, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledoin Rehovica i LSI rrezikojnë mandatin e tyre. Dy deputetët dyshohet se kanë gënyer në formularin e tyre të Vetëdeklarimit. Sipas informacioneve të Prokurorisë, dy deputetët kanë probleme me gjurmët e gishtërinjve dhe ndryshimin e emrit në Itali.

Burime nga KQZ thanë për ReportTV se po zhvillon një mbledhje konsulente lidhur me këtë çështje. Burime pranë KQZ bënë të ditur se nuk ka ende një datë zyrtare për mbledhjen, por do të shqyrtohet çështja e 5 rasteve, deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, bashkë me rastet e Mamos, Fufit dhe Kaprit. Pra, KQZ do të shqyrtojë 5 dosjet, si dhe u jep kohë deputetëve.

Nëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendos t’u heqë mandatin dy deputetëve ata do të zëvendësohen nga të dytët në listën për kandidatë në Elbasan dhe Berat.

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi mund të zëvendësohet nga Florenca Halili, ndërsa deputeti i LSI-së në Berat, Gledion Rehovica zëvendësohet nga Silva Caka.

Të fundit