Flash News

KRYESORE

Heqja e monumentit të “Shqiponjës”, reagon Sali Berisha: Akt antikombëtar, largojnë simbolin e kombit

Heqja e monumentit të “Shqiponjës”, reagon Sali Berisha:

Monumenti i ‘Shqiponjës’ që ndodhej në hyrje të Tiranës është hequr mëngjesin e djeshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar një akt antikombëtar heqjen e simbolit të kombit.

“Zografi bis dhe Lal Plehu i tij, në një akt antikombëtar heqin simbolin e kombit, ‘Shqiponjën’ nga sheshi me emrin e saj në hyrje të Tiranës ku u vendos me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë!,- shkruan Berisha.

Mësohet se monumenti është zhvendosur për shkak të punimeve që do të realizohen në këtë zonë dhe që parashikojnë ndër të tjera edhe zgjerimin e rrugës nga Unaza e Re.

Monumenti u vendos në hyrje të kryeqytetit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në vitin 2012-të, dhe është realizuar nga artisti Albi Çifligu me kontributin financiar të familjes Destani nga Tetova.

Nuk dihet nëse ‘Shqiponja’ do të vendoset sërish në të njëjtin vend me përfundimin e punimeve. Monumenti ishte kthyer në atraksion turistik për kryeqytetin.

Të fundit