Flash News

KRYESORE

Heqja e ndihmës ekonomike, Basha: Rama planifikon t’i investojë paratë tek 3 inceneratorët e Arben Ahmetajt

Heqja e ndihmës ekonomike, Basha: Rama planifikon t’i investojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar rastin e një familje, të cilës i është hequr ndihma ekonomike, pavarësisht se jetojnë në kushte çnjerëzore duke lypur.

Sipas Bashës, Rama u ka hequr ndihmën 20 mije familjeve ndërkohë që vetëm për 3 inceneratorët privatë të Arben Ahmetajt janë planifikuar këtë vit plot 2.45 miliardë leke të reja nga buxheti i shtetit.

Statusi i plotë:

Kjo eshte historia e Hyjries 51 vjecare, nje nene kryefamiljare e papune. Djali 12 vjec eshte detyruar te lere shkollen prej varferise. Vajza ka humbur njeren kembe ne aksident dhe jeton ne kushte cnjerezore duke lypur. 

Te vetmen te ardhur, ndihmen ekonomike prej 30 mije lekesh ua hoqi Edi Rama. 20 mije familje si kjo e Hyjries jane sot ne meshire te fatit. Edi Rama mashtron sikur i hoqi keto familje per nje grusht abuzuesish, te cilet vete i la ne skemen e ndihmes ekonomike prej 5 vitesh. 

E verteta eshte ndryshe: 20 mije familjeve ju eshte hequr buka e femijeve, nderkohe qe vetem per 3 inceneratoret private te Arben Ahmetajt jane planifikuar kete vit plot 2.45 miliarde leke (te reja) nga buxheti i shtetit. Keto para jane baraz me pagesen mesatare vjetore te ndihmes ekonomike per 47 mije familje ne nevoje ekstreme ekonomike.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1798464566871383/

Të fundit