Flash News

KRYESORE

Heqja e shkronjave të Teatrit Kombëtar, Aleanca: Do të bëjmë kallzimin në Prokurori

Heqja e shkronjave të Teatrit Kombëtar, Aleanca: Do të

Pas heqjes së gërmave ‘Teatri Kombëtar’ në pjesën ballore të ndërtesë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon të gjenden përgjegjësit.

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, shprehet se komuniteti i aktorëve ka gati kallëzimin që do të dorëzohet në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Fajtori është ai që e ka bërë, por edhe institucioni që duhet ta ruante, prandaj duhet vajtur në Prokurori. Dhe ne prandaj vendosëm që të shkonim në Prokurori dhe jo thjeshtë tek policia”, ka thënë ai.

Kujtojmë se prej më shumë se një viti, aktorë, aktivistë, qytetarë dhe dashamirës të artit mblidhen në protestë çdo mbremje, për të kundërshtuar shembjen e godinës me vlera historike.

Të fundit