Flash News

KRYESORE

Heqja e shtyllave të ndriçimit, banorët e ‘Astirit’ përplasen me policinë: Rama e Veliaj duan errësirë

Policia bashkiake dhe punonjës të ARRSH-së kanë nisur sot të heqin pemët dhe shtyllat e ndriçimit, në kuadër të projektit për zgjerimin e ‘Unazës së Re’.

Mirëpo, ata nuk janë lejuar, pasi kanë ndeshur në rezistencën e banorëve. Në një prononcim për 'News 24', një banore thotë se këto dita nuk do hiqen edhe pse Rama e Veliaj kërkojnë vetëm errësirë.

“Këto drita janë vënë me taksat tona. Dritat nuk do hiqen, edhe pse Rama dhe Veliaj duan errësirë totale. Këtu me drita dhe bëhen aksidente dhe jo më po të hiqen dritat”, u shpreh banorja e revoltuar.

Në mbështetje të banorëve sërish kanë qenë depuetët e PD, ndërsa kanë paralajmëruar sërish një protestë të madhe në orën 17.00.

 

Të fundit