Flash News

KRYESORE

Heqja e taksës, Kurti thirrje SHBA e BE: Shtoni trysninë ndaj Serbisë, stop politikës armiqësore ndaj Kosovës

Heqja e taksës, Kurti thirrje SHBA e BE: Shtoni trysninë ndaj

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje SHBA dhe BE që të ushtrojë më shumë trysni ndaj Serbisë me qëllim që të ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Thirrja e kryeministrit të Kosovës erdhi pasi shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç ka prezantuar një letër duke pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës.

“Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës.

Ne kemi treguar qartë se e kemi vullnetin për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që ky vullnet i yni të nëpërkëmbet.

Si kryeministër i Kosovës do të shqyrtoj me kujdes situatën e krijuar dhe do të veproj konform interesave të Republikës dhe qytetarëve të saj”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.

Të fundit