Flash News

KRYESORE

"Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në ambasada", Rama: Të më thonë në cilën pikë të dakordësisë prekim ne duke hapur listat?

"Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në

Duke ritheksuar disa herë se marrëveshja e 5 qershorit nuk preket, kryeministri Rama sqaron se kjo është hera e fundit që shqiptarët bëjnë marrëveshje politike nëpër ambasada.

"Unë kam admirim për angazhimin dhe për këmbënguljen e ambasadores së SHBA dhe të gjithë miqve të tjerë qofshin në Shqipëri, Berlin apo Bruksel për të realizuar atë marrëveshje. Është hera e fundit që një marrëveshje mes forcave politike ku përfshihet partia që unë drejtoj bëhet në një ambasada. Por ka qenë e domosdoshme dhe për këtë unë jam falenderues dhe e kuptoj atë që thotë ambasadorja amerikane. 

Ne atë do të bëjmë, që thotë ambasadorja, nuk do mbajmë peng marrëveshjen. Unë i kuptoj miqtë e huaj që nuk e dinë aspektin procedurial, por nuk mirëkuptoj zëdhënësit e ultimatumeve të PD apo grupit që përfaqëson që thonë kaloheni sot. Si ta kalojmë sot? Ka një procedurë, ne e kemi marrë e kemi futur në proces dhe është në procedurë", tha Rama.

Mirëpo, i pyetur se nëse kjo ka ardhur për shkak të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve pas takimit të Ballës me Yuri Kim, Rama përgjigjet:

"Që marrëveshja nuk preket e themi deri ne fund. Prekja e saj është diçka materiale, jo interpretative. Të më thonë cilën pikë të marrëveshjes prekim ne duke hapur listat?".

Ndërkaq, referuar zgjedhjeve të parakohshme lokale për shkak të vakancave në disa bashki, Rama ka deklaruar se nuk ekziston një mocion i tillë.

"Nuk ekziston një koncept i tillë, atje ku lind nevoja bëhen, por në nocion kombëtar nuk ekziston. Në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme nuk mund të shkojmë se duhet të respektojmë 5 qershorin, për të aplikuar teknologjinë, dhe bëhet nuk bëhet në kaq kohë, është e sigurt se nuk bëhet dot kurrë nëse bëjmë zgjedhje të parakohshme. Mund të donim ta bënim nëse do të donim, por tani nuk bëhet më".

Të fundit