Flash News

KRYESORE

‘Hera e fundit që paguan qeveria’/ paralajmëron kryeministri: Sigurimi i banesave do bëhet i detyrueshëm

‘Hera e fundit që paguan qeveria’/ paralajmëron

Në mbledhjen e  dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo tha se u takon edhe pronavëve të paguajnë për rindërtimin e banesave, duke pasur parasysh ata që janë përgjegjës për shkeljen e rregullave të ndërtimit.

Nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit, i cili paralajmëroi se kjo do të jetë hera e fundit që do paguajë qeveria dhe se të gjitha banesat do të sigurohen me detyrim.

“Kjo do të jetë hera e fundit që qeveria do të paguajë për kusuret e njerëzve lart e poshtë. Individët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre personale. Sigurimi i banesave do të bëhet me detyrim. Të gjitha banesat në këtë vend duhet të sigurohen”, tha Rama.

Në mbledhjen e sotme kryeministri tha se qeveria ka përllogaritur një shumë prej 20 miliardë lekësh për këto dëme. Po ashtu kreu i qeverisë tha se është duke u përgatitur një ligj i posaçëm për rindërtimin.

‘Ligj i posaçëm për rindërtimin’, Rama: Kemi konsideruar 20 miliardë lekë për dëmet

Të fundit