Flash News

KRYESORE

"Herën e parë nuk dija ku shkoja", Kristaq Kume: Pse kam dëshirë të rikthehem në KQZ

"Herën e parë nuk dija ku shkoja", Kristaq Kume: Pse kam

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, e ka justifikuar dëshirën për rikthim me kontributin që do të japë për këtë institicion.

Në përballjen e sotme me komision, në seancën dëgjimore, Kume është shprehur se ky do të jetë akti i tij i fundit për të kontribuar në atë që mendon se ka më shumë nevojë, dhe ata që kanë eksperienca të formuara në këtë fushë.

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja, por tani e di se ku shkoj dhe çfarë duhet të bëj. Pas 23 viteve që merrem me këtë gjë, do të jetë akti i fundit imi për të kontribuar në atë që mendoj se ka më shumë nevojë nga ne, dhe ata që kanë eksperienca të formuara në këtë fushë”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën pro, duke shtuar se po e voton Kumen "për kokërrën e qejfit”.

Të fundit