All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

'Hero i vitit' sepse shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi, vlerësohet me çmim shqiptari në Suedi

'Hero i vitit' sepse shpëtoi 20 fëmijë nga sulmi,
All - Paragraf - 1

Fidan Bejta është shpallur “Heroi i Vitit 2018” në Suedi. “BalkanWeb” raporton të gjithë ngjarjen duke treguar se ai shpëtoi 20 fëmijë, që ishin pre e një agresioni me thikë nga një grua në një park lojërash.

All - Paragraf - 3

29 vjeçari është cilësuar “Engjëll mbrojtës” duke qenë se shpëtoi fëmijët, duke u përballur vetë më gruan. Kjo gjë mund t’i kishte rrezikuar edhe jetën. Gruaja mbante një thikë në dorë dhe filloi të drejtohet tek fëmijët për t’i sulmuar. Mediat lokale raportojnë se ajo kishte probleme me shëndetin mendor.

Për veprimin e Bejtas, ka reaguar dhe ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç:

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ju. Ajo që bëtë nuk është diçka që të gjithë që do të guxonin ta bënin. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë drejtpërdrejt”.

Të fundit