Flash News

KRYESORE

Heroinë poshtë sediles së makinës, kapen dy trafikantët shqiptarë

Heroinë poshtë sediles së makinës, kapen dy trafikantët

Më shumë se 500 gram heroinë e fshehur në një fund të dyfishtë nën sedilen e makinës është zbuluar nga policia e Modenas, në Itali gjatë kontrollit të një automjeti “Seat Leon”, i cila ishte sinjalizuar shumë herë nga qytetarët për lëvizje të dyshimta.

Në pranga kanë përfunduar dy trafikantët e drogës, shtetas shqiptarë K.J., 27 vjeç dhe G.M., 30 vjeç. Më i vjetri ishte arrestuar me 65 kg heroinë disa muaj më parë nga karabinierët e Ravenës, qytet ku jetojnë të dy. 

Zona e tyre e shpërndarjes ishte Emilia Perëndimore dhe parkimi i një fast-food-i, aty ku u kapën nga agjentët e policisë.  Ata kishin shpikur një sistem inteligjent për fshehjen e heroinës: poshtë njërës sedile të përparme ku kishin krijuar një ndarje, duke prerë pëlhurën dhe sfungjerin dhe më pas duke e mbuluar me një pllakë metali dhe një copë të njëjtë me tapicerinë e makinës, që hapej vetë me një çelës.

Të fundit