Flash News

KRYESORE

Heronjtë e përmbytjeve, Gjunkshi: Dy byrekë në ditë për të shpëtuar njerëzit

Heronjtë e përmbytjeve, Gjunkshi: Dy byrekë në ditë

Ushtarët e Forcave të Armatosura të cilët shpëtuan qindra jetë njerëzore në përmbytjet e fundit në vend, janë shpërblyer me nga dy byrekë në ditë.

Faktin e bën publik ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, në një intervistë të dhënë për “Channel One”, ku shton se kjo vlerë është e dietës së përcaktuar me ligj për ta.

“Nuk mundet që një ushtarak të cilit i jepet 20 mijë lekë të vjetra në muaj, 900 lekë të vjetra në ditë sa dy byrekë, të shkojë të qëndrojë gjithë ditën dhe të presësh rezultate shumë profesionale. Ata, sigurisht e kanë bërë, por në kushte shumë të vështira. Ju lutem, kjo punë nuk duhet të vijojë më në këtë formë”, tha Gjunkshi.

Ai thotë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria, e cila pas 105 viteve krijim, ka vënë në dispozicion të tyre buxhetin më të ulët ndër vite.

“Buxheti nuk është i mjaftueshëm. Është 0.86% e GDP-së, pasi aty janë shtuar tre shërbime: Shërbimet e sigurimeve shëndetësore, shërbimi i shëndetësisë dhe ai i emergjencave civile. Dhe themi pastaj se buxheti i mbrojtjes është 1.16%, jo, kurrë”, deklaroi deputeti PD-së

Sipas Gjunkshit, ky trajtim i pamerituar ndaj ushtarakëve, bëri që edhe katër ushtarë në Londër të dezertonin.

 

Të fundit