Flash News

KRYESORE

Hervin Çuli për aktorët: S’është e lehtë të punosh me 28 mendje të ndryshme. Të heshturit e teatrit s’duhen parë si kundërshtarë

Hervin Çuli për aktorët: S’është e lehtë

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës ka qenë drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Veç konflikteve për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ai u pyet dhe për marrëdhënien me 28 aktorët që punojnë aktualisht në këtë teatër.

“Nuk është një punë e thjeshtë të pushosh me 28 aktorë sepse janë 28 mendje të ndryshme. Ti duhet të gjesh ekuilibrat dhe mënyrat e komunikimit me secilin. Marrëdhëniet e mia me aktorët janë shumë të mira”, u shpreh Çuli.

Më tej ai u pyet për qëndrimet e aktorëve në lidhje me ndërtimin e teatrit të ri. “Aty ka disa individë që janë të nderuar, por pjesa e heshur është e pashprehur.  Ata ndajnë një mendim ndryshe. Nuk duhen parë me syrin e një kundërshari".

Çuli tha se janë një grupim i pedagogëve të Akademisë së Artit që nuk duhet të flasin në emër të Teatrit Kombëtar.

Të fundit