Flash News

KRYESORE

Heshti kur u prish Teatri Kombëtar, Majko: Kisha bërë operacion në gojë, tani nuk ka më vlerë të reagoj

Heshti kur u prish Teatri Kombëtar, Majko: Kisha bërë operacion

I ftuar në studion e Abc News, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u pyet për marrëdhëniet me kryebashkiakun Veliaj dhe heshtjen pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Pyetjeve të gazetarit Endri Xhafo, Majko ju përgjigj me ironi dhe i cilësoi se nuk duhen bërë, ndërsa për teatrin tha se nuk foli pasi kishte kryer një operacion në gojë.

Gazetari: Në zgjedhjet e fundit ju kemi parë te njësia pesë me Veliajn. Si i keni marrëdhëniet?

Majko: Po ç’janë këto pyetje? I kam pak më të mira se me Edi Ramën.

Gazetari: Përderisa i keni të mira a i thatë o Erjon, çfarë po bën me teatrin?

Majko: Aha, po çfarë variant do ëë?

Gazetari: Dua variantin e së vërtetës.

Majko: E vërteta ime është e deklaruar, kot sa e bëni pyetjen.

Kur erdha dhe më pyete si e kalove koroanvirusin është se duke mos vajtur te dentisti isha me fat që bëra dy ndërhyrje në zonën e gojës dhe në atë kohë që kisha qejf të flisja nuk fola dhe tani është e kotë. Ç’ kisha poër të thënë e thashë.

Kujtojmë se dy vjet më parë Majko i dorëzoi kryeministrit Rama dorëheqjen pas përplasjes për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa kur u shemb heshti.

Të fundit