Flash News

KRYESORE

"Heshtja e Ramës nuk mund të fsheh dështimin ndaj COVID", Ish- ministri i Shëndetësisë: Shqipëria zhytet në izolim ndërkombëtar

"Heshtja e Ramës nuk mund të fsheh dështimin ndaj

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar për situatën e krijuar nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa bën një krahasim të të dhënave në vend kohët e fundit dhe Italisë.

Shehu thotë se Italia edhe pse ishte një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ia doli me masa inteligjente, ndërkaq e kundërta po ndodh me Shqipërinë, e cila vijon të zhytet në izolim ndërkombëtar dhe në errësirë duke shënuar bilanc negativ.

Postimi i plotë i Shehut:

Rama me heshtjen nuk mund te fshehe deshtimin ndaj Covid!

Shqiperia mbas teatralitetit e keq menaxhimit te “mbylljes e hapjes” eshte ne nje situate me te rende epidemiologjike se ne mars, me nje humbje gjigande ekonomike, e vendosur ne “listen e zeze” te OBSh, kur sot duhet te kishim “dale” sic ndodh me vende qe u goditen tragjikisht.

Per te kuptuar kete le te krahasojme me Italine disa te dhena te djeshme (per 1 milion banore):

Shqiperia Italia.

Raste te reja 21,7 2,5

Vdekje 0,85 0,1

Ne reanimacion 4,6 1,4

Raste te reja/sheruar 1,22 0,1

Pra ndersa Italia me masat inteligjente e nje ecuri konstante “doli”, ne vazhdojme te zhytemi ne erresire e izolim nderkombetar duke pasur:

-Shtim te frikshem te rasteve e vatrave te reja, shtrimeve, vdekjeve, numer te vogel te sheruarish, etj.

-Kolaps e kthim ne ”qendra” kontaminimi te institucioneve shendetesore te pa mbrojtura.

-Mjekun e familjes te paralizuar.

-Numrin e testimeve me te voglin ne Europe, monopol pa transparence te nje laboratori me pasoje ate kurbe te pa besueshme.

-Popullesine te pa pajisur me maska.

-Mungese te nje strategjie “mbrojtese e dalese”. Etj.

Ky eshte nje deshtim i plote i kesaj qeverie me pasoja tejet negative, qe kerkojne “masa inteligjente”.

”Fshehja” e Kryeministrit, tendenca per te fajesuar popullesine, kercenimet me “mbyllje”, as e cfajesojne ate e as permiresojne ndonje gje, perkundrazi.

Të fundit