Flash News

KRYESORE

Hetim i gjerë për trafikun e drogës, sekuestrohen 13 milionë euro në Amsterdam, mes të arrestuarve dy shqiptarë

Rreth 12.8 milionë euro janë sekuestuar në Amsterdam në kuadër të një hetimi kundër drogës. Gjatë një konference për mediat policia holandeze raportoi se paratë janë gjetur gjatë kontrolleve në 5 banesa.

Shtatë persona janë vënë në pranga: 3 kolumbianë, 2 shqiptarë dhe një nga Zelanda e re dhe një maroken.

Autoritetet holandeze njoftojnë se hetimi ka nisur tre javë më parë, me kolumbianët të cilët do të kryenin import dhe tregtim të kokainës në Holandë.

Si përgjegjëse kryesore në trafik mendohet se është një grua 52-vjeçare nga Kolumbia, shkruajnë mediat e huaja.

Olivier Dutilh, shefi i policisë rajonale në Amsterdam, thotë se kjo është një nga kapjet më të mëdha të parave në Hollandë.

Të fundit