Flash News

KRYESORE

Hetime për peshkun e ngordhur në Fierzë: Nuk u përdor dinamit

Hetime për peshkun e ngordhur në Fierzë: Nuk u përdor

Një ditë pas zbulimit të katastrofës mjedisore në liqenin e Fierzës, ku u gjetën tonelata me peshk të ngordhur Inspektoriati për Peshkimin ka nisur hetimet. Sipas këtij institucioni në liqen nuk është hedhur lëndë palsëse apo lëndë kimike, dhe peshku nuk është hedhur në treg për tu shitur. Nga ky institucion thuhet se janë bërë vëzhgime dhe hetime në terren. Kjo sasi e peshkut të ngordhur thuhet se është hedhur në liqen pasi nuk u shit dot në treg. Verifikimi për shkakun e dëmit u bë nga 5 monstra që u morën në liqen dhe nga uji të cilët u dërguan në laborator për analiza. Dyshohet se kjo sasi u peshkua dhe më pas u hodh përsëri në liqen.

Të fundit