Flash News

KRYESORE

Hetimet e SPAK për 3 inceneratorët, Tabaku: Rama theu premtimin, u betua se do dorëhiqej

Hetimet e SPAK për 3 inceneratorët, Tabaku: Rama theu premtimin, u

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reagur së fundmi lidhur me hetimet e SPAK për 3 inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, teksa i ka kujtuar Ramës premtimin se do të dorëhiqej si kryeministër nëse do të provohej se kushtonin 430 milionë euro.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku thekson se Rama u betua, por tashmë që shifra u provua ai i shmanget përgjegjësisë.

Më tej ajo shton se Rama dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij nuk do të kenë falje dhe kjo çështje nuk do të harrohet.

Statusi i plotë:

I vendosur përpara fakteve nga PD për koncesionin 400 mln euro, gënjeshtari mohoi shifrën dhe u betua se nëse e provonim atëherë do të dorëhiqej. Prova është investigimi që e nxorri zbuluar.

Përditë nga një gënjeshtër me shpresën se ne dhe shqiptarët do t’i harrojmë apo do t’ia falim paratë e vjedhura. Ta harrojë ai dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Dëgjojeni dhe shiheni edhe një herë si është zotuar dhe mos harroni që sa herë që flet ka një gënjeshtër. Fshihet pas të tjerëve kur vjen fjala tek përgjegjësia, frikacaku që i shmanget përgjegjësisë së premtimit të bërë publikisht.

Të fundit