Flash News

KRYESORE

Hetimet ndaj Lëvizjes Gylen në Turqi, arrestohen 360 anëtarë të tjerë të ushtrisë

Hetimet ndaj Lëvizjes Gylen në Turqi, arrestohen 360 anëtarë

Në kuadër të hetimit për strukturat e infiltruara të Lëvizjes Gylen brenda Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilin e zbaton Prokuroria kompetente shtetërore në Stamboll është dhënë urdhër për arrestimin e gjithsej 360 të dyshuarve.

Në bazë të dëshmive të reja të mbledhura është dhënë urdhër për arrestimin e të dyshuarve në mesin e të cilëve janë 333 ushtarë dhe 27 të ashtuquajtur imamë-përgjegjës apo lojalistë të Gylen.

Në mesin e të dyshuarve në këtë proces janë 216 ushtarë aktivë në shërbim.

Ekipet policore sipas urdhërit kanë dalë në terren dhe në rrjedhë janë bastisje dhe operacione për privimin nga liria të të dyshuarve.

Sipas ‘AA’, Lëvizja Gylen në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar akuzohet se kreu grusht shtetin e dështuar me qëllim të cenimit të rendit kushtetues dhe përmbysjes së pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Sipas të dhënave të fundit, në gjithsej 113 vende të botës veprojnë mbi njëqind shkolla dhe institucione arsimore lidhur me organizatën e Gylen.

Të fundit