Flash News

KRYESORE

Hetimet për ‘Arbri Garden’/ Kompanisë iu kapen 90 kg kokainë në 2015

Hetimet për ‘Arbri Garden’/ Kompanisë iu kapen 90 kg

Pas njoftimit se kanë nisur verifikimet për 96 ngarkesa që ka bërë kompania ‘Arbri Garden’ nga Amerika Latine drejt Shqipërisë kanë dalë në dritë detaje të reja.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se më 21 dhjetor 2015 antidroga e Durrësit referoi në prokurori kapjen e 90 kg kokainë, e cila u sekuestrua në Ekuador në kontenjerin me banane, që ishte porositur nga "Arbri Garden".

Në atë kohë, prokuroria filloi hetimet për ngarkesën me kokainë dhe prokuroria dërgoi letërporosi në Ekuador por autoritetet e këtij vendi nuk kthyen përgjigje.

Për shkak të mungesës së përgjigjes dhe kalimit të afatit ligjor dosja u pezullua nga prokuroria.

Të fundit