Flash News

KRYESORE

Hetimet për kokainën/ Krimet e Rënda letër-porosi në Ekuador, Kolumbi e Panama: Na sqaroni

Hetimet për kokainën/ Krimet e Rënda letër-porosi në

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur tre letër-porosi drejt homologeve të saj në Ekuador, Kolumbi e Panama, ku u kërkohen më shumë informacion për aktivitetin e kompanisë ‘Arbri Garden’ në këto shtete edhe mbi çdo rast të dyshimtë që mund të jetë evidentuar gjatë kontrolleve të kontenierëve me banane, me destinacion Shqipërinë.

Verifikimet nga organi i akuzës po bëhen për të hedhur dritë mbi të kaluarën e kompanisë në pronësi të Arbër Çekaj, person i shpallur në kërkim që pas zbulimit në kontenierin e porositur prej tij, të 613 kilogramëve kokainë.

Policia verifikoi nga ana tjetër edhe ambientet e biznesit që disponon “Arbri Garden”, në Elbasan dhe në Kashar të Tiranës.

Deri tani, vetë pronari i kompanisë mohoi të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë, të arrestuar për çështjen deri më tani janë shoferi Armando Pezaku dhe administratori Donald Lushaj.

“Arbri Garden” u krijua në 3 maj te vitit 2012  dhe megjithë gamën e gjerë të aktiviteteve të shënuara në regjistrin e qendrës kombëtare të regjistrimit, aktiviteti kryesor ka qenë importi i frutave ekzotike.

Vlera e kokainës llogaritet në 180 milionë euro, ndërkohë që mister kanë mbetur porositësit dhe garantët e saj.

Të fundit