Flash News

KRYESORE

Hetimet për “Kristalin”, Ministria e Arsimit nuk njoftoi Prokurorinë për 86 diploma të falsifikuara

Hetimet për “Kristalin”, Ministria e Arsimit nuk njoftoi

Përveçse akuzave të korrupsionit në sektorin privat dhe falsifikim të dokumenteve, hetimi i nisur për ish-universitetin “Kristal” pritet të shtrihet jo vetëm në kohë, por edhe ndaj personave të tjerë. Kjo pasi, Ministria e Arsimit deklaroi një ditë më parë se nga verifikimet paraprake të regjistrave të Universitetit “Kristal”, dyshohet se janë dhënë 86 diploma të falsifikuara.

Ndërkohë këtë konstatim, ministria ende nuk ja ka referuar Prokurorisë. Asnjë padi nuk është paraqitur në Prokurori për këto diploma që rezultojnë false, as nga vetë të dëmtuarit, të cilët prej vitit 2014 e deri më sot i kanë kërkuar Ministrisë se Arsimit që të verifikojnë ligjshmërinë e dokumenteve që kanë marrë nga universiteti “Kristal”.

Burime pranë Prokurorisë konfirmojnë për ‘Top Channel’ se në dosjen e universitetit “Kristal” është vetëm një rast. Për këtë arsye, Prokuroria i kërkon të gjithë të mashtruarve që të paraqesin paditë edhe për rastet e tjera kur kanë marrë diploma false.

Ndërkohë që zyrtarisht një informim për Prokurorinë, me 86 emrat e personave që u verifikuan se kishin diploma false, duhet ta kishte bërë vetë Ministria e Arsimit.

Të fundit